Java e 14-të në elitën e futbollit vendor dhuron derbin e përjetshëm midis Shkupit dhe Vardarit, njofton ‘infOSport.mk’.
Ethet e këtij derbi kanë kapluar shumicën që ditë më parë, ndërsa grupi i tifozëve të skuadrës së FC Shkupit, ‘Shvercerat’, festën e kanë nisur që sonte. Ata nëpër rrugët e Çarshisë me këngë dhe flakadane po i japin ngjyrë këtij derbi lokal, që njihet si një ndër më të zjarrtit në trojet tona.
Tifozët “Shvercerat” ia nisin festës që sonte nga Çarshia e Shkupit🔥🔥🔥🔥👇👇Një paralajmrim i derbit të nesërm Shkupi-Vardari në Çair!
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 9 ноември 2018 г.
Me siguri se e gjithë kjo festë nga ana e ‘Shvercerave’ është një paralajmërim për atë që na pret në ndeshjen e nesërme, kur edhe përfundimisht lamtumirën e tij do ta japë kapiteni legjendarë i FC Shkupit, portieri Suat Zendeli.
Ndeshja në Çair ku mejdanin do të ndajnë dy njohësit e vjetër, Shkupi dhe Vardari starton me fillim në ora 13:00.