Lajm jo i mirë për Milanin. Lukas Bilja nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Xhenaro Gatuzo për katër muajt e ardhshëm.
Siç bën të ditur edhe vetë klubi kuqezi, mesfushori argjentinas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për katër muajt e ardhshëm.
Lëndimi që pësoi në stërvitje disa ditë më parë, rezultoi shumë më i rëndë sesa parashikohej për lojtarin, me Biljan që do të humbasë një pjesë të madhe të këtij sezoni me Milanin duke bërë me dhimbje koke Gatuzon që deri në janar duhet të luajë me futbollistë jashtë formës si Bakajoko, Bertolaçi dhe Montolivo.