Murinjo: Ata më ofenduan mua, familjen time dhe familjen Interiste, andaj reagova ashtu

Trajneri i Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo ishte penduar për sjelljen e tij pas fitores 2:1 të skuadrës së tij ndaj Juventusit në ‘Allianc Stadium’. Skuadra angleze morri një fitore të madhe ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, edhe atë me një permbysje spektakolare, që erdhi vetëm në 5 minutat e fundit të takimit.

Menjëherë pas fërshëllimës së fundit të arbitrit kryesor, trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Hoze Murinjo iu drejtua tifozëve të Juves, duke vendosur dorën tek veshi, sikur nuk dëgjonte zërin e tyre në ato momente.

HOZE MURINJO‘Isha fyer për gjatë gjithë 90-të minutave. Erdha këtu për të kryer punën time, asgjë më tepër. Nuk kam…

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 7 ноември 2018 г.

‘Isha fyer për gjatë gjithë 90-të minutave. Erdha këtu për të kryer punën time, asgjë më tepër. Nuk kam ofenduar askënd, thjesht e bëra atë gjest, pasi doja ti dëgjoja se si mund të bërtasin edhe më shumë. Ndoshta nuk duheshe ta bëjë këtë, mirëpo ata më ofenduan mua, familjen time, e në veçanti familjen time interiste. Andaj reagova në atë mënyrë’ – tha fillimisht Murinjo.

Hose Murinjo provokon fansat e Juventusit pas fitores me Junajtedin 👇👇

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 7 ноември 2018 г.

Leave a Reply