Me emërimin e Leonardos në postin e drejtorit sportiv, te Milani sërish pritet të sundojnë futbollistët brazilian, kur janë në pyetje futbollistët e huajt te kjo skuadër.
Sipas informacioneve që vinë nga Italia, Milani po planifikon të nisë një ofertë për mbrojtësin e Sao Paulos, Rodrigo Caio.
“Rossonerët” janë të interesuar që ta blejnë brazilianin në afatin kalimtar të janarit.
25 vjeçari llogaritët një nga lojtarët kryesor tek Sao Paulo, derisa në vitin 2011 më skuadrën e tij, ka qenë pjesë e Kupës së Klubeve të Botës.
Caio, i cili deri tash ka zhvilluar mbi 130 ndeshje në fanellën e Sao Paulo, është objektiv i trajnerit të Milanit, Xhenaro Gatuzos, i cili dëshiron të përforcojë mbrojtjen.