Filipe Kutinjo nuk do të jetë në mundësi për të ndihmuar skuadrën e tij në 3 javët e ardhshme. Lajmin e kanë konfirmuar nga klubi ‘katalunas’, duke potencuar se futbollisti i tyre në ndeshjen e fundit ndaj Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve ka pësuar një dëmtim në kofshë.
‘Mundo Deportivo’ fillimisht kishte raportuar se bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë, dhe se braziliani do të mungonte për një ndeshje.
Megjithatë, vetë klubi katalanas ka publikuar një raport mjekësor ku shkruhet: “Kontrollet e kryera këtë mëngjes konfirmuan se Koutinjo ka një këputje të lehtë në muskulin e kofshës së majtë. Riaftësimi i tij do të zgjatë rreth 2-3 javë”.