Juventusi është në kërkim të një portieri të ri për sezonin tjetër. Pas largimit të portierit legjendar Xhanluixhi Bufon drejt PSZH-së, te skuadra kampione e Italisë portier i parë është Vijçeh Shçezni, kurse merkaton e verës së këtij viti nga Xhenoa ata transferuan edhe italianin, Matia Perin.
Megjithatë sipas ‘Calciomercato’, trajneri Masimiliano Allegri ka kërkuar që në skuadër të vijë edhe një portier i kalibrit të lartë.
Bëhet fjalë për Kejlor Navas, i cili ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e Tibo Kurtua nga Çelzi këtë verë.