Beluli: Të fitojmë për Sunajn, Armendin dhe tifozët e mrrekullueshëm që kemi

Maliq Beluli, një ndër futbollistët më të mirë në rradhët e skuadrës së Genç Kalemler ka folur në prag të ndeshjes derbi që skuadra e tij gjatë ditës së sotme do ta zhvillojë si vendas përballë liderit aktual, Labunishtit. Vetë Maliqi e pranon se nuk do ta kenë të lehtë përballë skuadrës strugane, ndaj së cilës kërkojnë hakmarrje për atë disfatë minimale në ndeshjen e parë të këtij edicioni.

‘Shpresojmë të vazhdojmë serinë pozitive të rezultateve. Jemi të vetëdijshëm që nuk do ta kemi të lehtë ndaj lidert aktual, Labunishtit, mirëpo megjithatë besoj fuqishëm se në fund të takimit do të jemi neve që do ti gëzohemi fitores’ – tha fillimisht për ‘infOSport.mk’, Maliq Beluli.

Skuadra e tij, Genç Kalemler ndaj liderëve aktual të Labunishtit do të jetë e dobësuar, pasi pjesë e formacionit të parë nuk do të jenë dy futbollistët titullarë, Sunaj Hasan dhe Armend Dauti. Që të dy këta ishin ndër autorët e golave në fitoren e fundit në derbin lokal ndaj Gostivarit.

‘Sunaj Hasan dhe Armend Dauti janë dy mungesa të rëndësishme për klubin tonë, mirëpo besoj se gjithë neve të tjerët që do kemi mundësinë të luajmë se do të japim më të mirën nga vetja, siç kemi bërë edhe deri më tani në çdo ndeshje, ndërsa nesër dëshira ime do ishte që të fitojmë për Sunajn dhe Armendin, dhe kuptohet për tifozët tanë të mrrekullueshëm’ – u shpreh Maliqi.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave i kishte takuar Labunishtit, skuadër kjo që si vendas në Strugë kishte shënuar fitore minimale 1:0.

Ndeshja Genç Kalemler – Labunishti në stadiumin e qytetit të Gostivarit starton në ora 13:00.

Leave a Reply