Tekniku nga Maqedonia Xhengis Rexhepi nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik të skuadrës së Superligës turke, Sivaspor. Rexhepi ishte ndihmës trajner te skuadra turke, ndërsa me dorëheqjen e numrit një të stafit teknik Tamer Tuna për shkak të rezultateve të dobëta, janë larguar edhe bashkëpuntorët e tij.
“Kishim përkrahjen e drejtuesve të klubit për vazhdimin e punës, por trajneri Tamer Tuna vendosi të ndërpretë bashkëpunimin. Gjatë gjithë periudhës që lamë pas ishim në çdo ndeshje më mirë nga kundërshtarët, në shumicën e ndeshjeve na mungoi fati sportiv, futbolli si çdo herë kërkon rezultate sa më pozitive. Por ne u ndamë të lumtur me kokën lartë si stafi teknik që kemi bërë gjithçka për më të mirën e klubit. Për mu aka qenë një periudhë shumë e rëndësishme në aspektin e përvojës të punojë në një klub shumë të madh. Pata mundësinë të punojë me futbollist të mëdhenj që ishte një super-përvojë e madhe. Në të njejtën kohë isha pjesë e stafit teknik edhe te përfaqësuesja e Maqedonisë, mirëpo kjo e Sivasporti më ngriti ende më tepër në aspektin professional”, shprehet Rexhepi për “InfOSport.mk.
Xhengis Rexhepi edhe përkrahë tërheqjes nga Sivasori, ai është i angazhuar edhe te përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë, duke qenë ndihmës i seleksionuesit Igor Angellovski.