Prishtina mund Feronikelin e Zekirja Ramadanit dhe merr kreun

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në derbi ndeshjen e javës së 10-të të mbetur në Superligën e Kosovës, duke mundur Feronikelin në transfertë me rezultatin minimale 1:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për skuadrën nga kryeqendra kosovare e realizoi Mario Morina në minutën e 57-të, ndërsa vlen të ceket se Prishtina e trajnerit Mirel Josa nga minuta e 63-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Diar Miftarajt.

Mirëpo edhe përkundër epërsisë numerike në fushë, të besuarit e strategut shkupjan nuk arritën të gjejnë rrugën e duhur drejt portës së Bekajt, i cili edhe njëherë tjetër u tregua si shtylla kryesore e skuadrës prishtinase, që me këtë fitore tashmë zbret nga piedestali Feronikelin e Zekirja Ramadanit.

Në 14 xhiro, Prishtina numëron 33 pikë, një më shumë se Feronikeli, që tashmë mban pozitën e dytë, teksa Llapi me 26 pikë renditet në pozitën e tretë. Përveç këtij derbi, sot u zhvillua edhe takimi tjetër i mbetur i javës së 10-të midis KEK-ut dhe Ferizajit të Bujamin Asanit, skuadër kjo që në fund shënoi fitore 2:1.

Dren Gashi dhe Ervin Kaçar shënuan golat për skuadrën e Ferizajit, teksa golin e nderit për skuadrën vendase, që vazhdon të mbajë fenerin, e realizoi Rilind Nimani.

KEK-u në 14 xhiro ka fituar vetëm një pikë, ndërsa Ferizaji me këtë tre pikësh tashmë renditet në pozitën e 10-të me 14 pikë.

Leave a Reply