Boks, “Gongu i Artë” organizohet me 9 dhe 10 nëntor për 48-tën herë me radhë!

Federata e Boksit të Maqedonisë me përkrahje të Agjencionit për Rini dhe Sporti si dhe Qeverisë së vendit do të organizojë edicionin e 48-të me radhë të boskit “Gongu i Artë”. Turneu tradicional në boks do të zhvillohet dy ditë me 9 dhe 10 nëntor, ndërsa do të marrin pjesë 8 shtete si Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Polonia, Rumania, Slovenia, Serbia dhe organizatorët Maqedonia. Sipas paralajmërimeve të boksierëve, evenimenti do të zhvillohet në dy grupe në shumë kategori të ndryshme, me çka pritet të ketë 14-të lufta në gjysmëfinale dhe 9-të përballje në finale.

Turneu “Gongu i artë” do të nis të premten me ndeshjet gjysmëfinale që do të jenë në program dhe zhvillohen në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup, ndërsa të shtunën do të përballen finalistët . Federata e Boksit të Maqedonisë do të ndajë çmime për më të mirët e turneut, duke vlerësuar fituesin, boksierin më të mirë, trajnerin si dhe referin më të mirë.

“Përfaqësuesja e Maqedonisë do të merr pjesë me 8 boksier që janë të seleksionuar nga seleksionuesi Petre Çulinov. Do të thotë 8 boksier në 8 kategori të ndryshme do të marrin pjesë në këtë turne. Prej gjithë këtyre boksierëve, tre boksier janë që kanë më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë në Kampionate Europiane, por edhe në Lojëra Mesdhetare ata janë Jasin Lama, Goce Janevski dhe Lulzim Ismaili. Nga të tre presim pak më shumë se nga të tjerët, por nuk dua ti anashkalojë edhe boksierët tjerë sepse të gjithë janë të mirë dhe të përgatitur nga të cilët presim fitore”, tha për mediat nënkryetari i FBM-së, Faton Salihu.

 

 

Leave a Reply