Bilali: Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Rabotniçkit

Makedonija GJ.P ndodhet në krizë rezultatesh, pasi në tre ndeshjet e fundit kampionale ka pësuar po aq disfata, ndërsa më mirë nuk qëndron edhe Rabotniçki që në tre ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm një fitore dhe dy disfata, edhe atë në të dyja ndeshjet si mysafir.

Sot këto dy skuadra shkupjane në lagjen e Gjorçe Petrovit do të zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës, me shpresë se do të nxjerrin më të mirën. Mesfushori shqiptarë i ‘verdhekuqve’ është i vetëdijshëm se do ta kenë shumë të vështirë përballë ‘romantikëve’, mirëpo beson në një rezultat pozitiv pa gol të pranuar.

‘Na pret një ndeshje e vështirë. Jemi në një krizë rezultatesh, duke pasur parasysh se të tre ndeshjet e fundit i kemi humbur në kampionat. Mirëpo shpresojmë se ndaj Rabotniçkit do dalim me rezultat pozitiv, ndërsa më e rëndësishme në këtë ndeshje është që mos të pranojmë gol, ashtu siç kemi pranuar në tre ndeshjet e fundit, gjithsej 10 gola’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’ mesfushori shqiptarë i Makedonija Gj.P, Sabit Bilali.

Rikujtojmë në ndeshjen kampionale të zhvilluar në fundin e shtatorit, Makedonija Gjorçe Petrovi i kishte shkaktuar një disfatë të rëndë 3:0 Rabotniçkit, skuadër kjo që tashmë udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zhikica Tasevski, ndërsa sa u përket ndeshjeve të Kupës, këto dy skuadra së fundmi ishin takuar me 24 maj të vitit 2009 në finale, në të cilën Rabotniçki kishte dalë fitues vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.

Leave a Reply