Empoli shkarkon trajnerin pikërisht në ditëlindjen e tij

Empoli ka shkarkuar trajnerin Aurelio Andreacoli për shkak rezultateve të dobëta. Vendimi i drejtuesve të skuadrës nga Toskana erdhi pikërisht ditën kur strategu italian mbushi 65-vjet.

Bashkë me Andreacolin nga Empoli largohen edhe ndihmësit e tij, Xhakomo Ladzini dhe Anrea Aliboni.

Empoli në 11 javët e para të Serie A ka regjistruar vetëm një fitore, pas rikthimit në mesin e më të mirëve. Skuadra morri lëvdata për stilin ofenziv që aporvonte në ndeshjet e saj kampionale, mirëpo mungesa e rezultateve u tregua vendimtare për të ardhmen e Andreacolit.

Në ndeshjen e fundit nën drejtimin e tij, skuadra nga ‘Karlo Kastelani’ u mund në transfertën ndaj Napolit (1:5), duke u renditur kështu në pozitën e 18-të në renditje.

Postin e trajnerit pritet që ta marrë Xhuzepe Jakini, i cili mund të debutojë në ndeshjen e javës që vjen kundër Udinezes në shtëpi.

 

Leave a Reply