Bomba e ditës, Agim Ibraimi gati për t’iu bashkuar Shkëndijës!

Aty ku e kishte nisur, aty pritet të rikthehet Agim Ibraimi, një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë nga vendi. Aktualisht pjesë e Domzhales në Slloveni, shtet në të cilin krijoi emër me skuadrën e Mariborit.

Burime pranë ‘infOSport.mk’ bëjnë me dije se Agim Ibraimi është shumë afër akordit me drejtuesit e Shkëndijës, të cilët mirëpresin një rikthim të futbollistit të tyre, i cili pëlqehet nga shumica e tifozëve ‘kuqezi’.

Me siguri se një futbollistë i kalibrit të Ibraimit do të ndihmonte shumë Shkëndijën në realizimin e objektivit të këtij sezoni, mbrojtjen e titullit kampion, por njëkohësisht edhe mbrojtjen e trofeut të Kupës së Maqedonisë, ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Pobedës së Prilepit.

30-vjeçari Ibraimi pjesë e Domzhales është nga shtatori i vitit të kaluar, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Astanas në Kazakistan, Kaljarit në Itali, Eskishehirsporit në Turqi, Red Bull Salzburgut (ekipi i të rinjëve) në Austri, si dhe skuadrave si Olimpija, Nafta dhe Maribor në Slloveni.

Ai këtë edicion me Domzhalen numëron gjithsej 21 ndeshje, 14 prej të cilëve në elitën e futbollit slloven, ku ka shënuar edhe dy gola, ndërsa rikujtojmë se me përfaqësuesen e Maqedonisë ka zhvilluar plotë 39 ndeshje, duke realizuar edhe 7 gola.

Leave a Reply