Udhëtimi i ekipit të Borusia Dortmundit drejt kryeqytetit spanjoll, Madridit nuk ka shkuar shumë mirë. Kur aeroplani me të cilin kshin udhëtuar ishte gati të ulej fikë në orën 13:00, piloti i avionit të skuadrës gjermane pa që në pistë ishte një avion tjetër dhe për të shmangur përplasjen, çka do të ishte tragjike, vendosi të ngrihet me urgjencë në ajër, duke fluturuar edhe gjysmë ore rreth Madridit.
Në orën 1:29, afërsisht gjysmë ore me vonesë, avioni i Borusia Dortmundit është ulur i sigurt në aeroporrtin e kryeqytetit spanjoll, këtë herë në një pistë krejtësisht të lirë.
Drejtori sportiv i Dortmundit, Mikael Zork tha se ky udhëtim drejt Madridit ka qenë shumë i pazakontë për të dhe futbollistët e skuadrës ‘verdhezi’: ‘Ne kemi përjetuar më keq, por natyrisht, një gjë e tillë nuk është kurrë e bukur”.
Ndërsa faqja zyrtare e klubit të Dortmundi në “Twitter”, shkroi: ‘Shëndoshë e mirë!’, djuke qetësuar në këtë mënyrë familjarët, të afërmit dhe gjithë tifozët e shumtrë që ka kjo skuadër.