Dy Superclasicot mes River Plate dhe Boca Juniors që do të vendosin fatet e edicionit 2018 të Copa Libertadores do të luhen pa tifozë mysafir. Vendimi është marrë pas takimit mes presidentëve të dy klubeve Rodolfo D’Onofrio e Daniel Angelici dhe numrit 1 të AFA-s Claudio Tapia.
Për të evituar trazirat mes dy tifozerive ashtu siç ka ndodhur në 5 vitet e fundit, edhe në datën 10 nëntor në Bombonera ashtu edhe në 24 nëntor në Monumental do të mungojnë tifozët mysafir. Të dyja ndeshjet do të luhen si ajo e vajtjes ashtu edhe ajo kthimit do të luhen ditën e shtunë në orën 17:00 me atë lokale dhe 21:00 me atë shqiptare. Kjo mes River Plate dhe Boca Juniors është finalja e parë në historinë e Copa Libertadores.