Trençovski: Rabotniçki ka ndryshuar me Tasevskin në krye

Akademia Pandev – Rabotniçki është ndeshja më interesante e javës së 13-të, bazuar në renditjen momentale të të dyja skuadrave, që shpresojnë se në fund të nxjerrin më të mirën. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë ditur të sjellin shumë paqartësi, ndërsa i të njëjtit mendim është edhe trajneri i Akademia Pandev, Jugosllav Trençovski, i cili megjithatë shpreson se në fund kësaj rradhe do të jetë skuadra e tij që do të triumfojë.

‘Rabotniçki pas emërimit të trajnerit Zhikica Tasevski luan në mënyrë shumë më organizative dhe me shumë përgjegjësi. Vërehen edhe ndryshimet taktike, që i japin një pamje tjetër skuadrës. Në këtë aspekt shpreh respekt maksimal për Rabotniçkin. Sipas traditës ndaj Rabotniçkit gjithnjë luajmë ndeshje me shumë paqartësi, edhe pse në aspekt rezultatesh ata janë skuadra më e suksesshme. Shpresojmë të zhvillojmë një ndeshje të mirë, me paqartësi deri në fund, siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e deritanishme ndaj Rabotniçkit, mirëpo gjithashtu me shpresë se këtë herë do i gëzohemi fitores’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’ trajneri i Akademia Pandev, Jugosllav Trençovski.

Akademia Pandev në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit qendror, Vançe Shikov, i cili në të kaluarën gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Rabotniçkit, ndërsa përveç tij gjithashtu do të mungojë edhe mesfushori Goran Tomovski si dhe mbrojtësi Stefan Kostov. Lajm i mirë është rikthimi i Stojkov dhe Mihajllov, që do të jenë në shërbim të trajnerit të tyre për ndeshjen me Rabotniçkin që do të zhvillohet në stadiumin ‘Kukush’ në Turnovë me fillim në ora 13:30.

Leave a Reply