Seferi dhe Neziri shkëlqejnë në fitoren e Prishtinës ndaj Besës së Ibishit (VIDEO)

Ekipi i Prishtinës në Futsal me treshen shkupjane në përbërje, Erkan Seferi, Eljesa Neziri dhe Bujar Asani po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futsalit kosovar,  ku tashmë numëron 3 fitore nga gjithsej 4 ndeshje, njofton ‘infOSport.mk’.

Viktimë e prishtinasve ishte Besa e Pejës, ndaj së cilës në fund shënuan fitore të thellë  me rezultatin 9:2.

Punën më të madhe ‘bardhekaltërit’ nga kryeqendra kosovare e kryejtën që në pjesën e parë kur avansuan me rezultatin 6:1.

Figurë qendrore në këtë fitore të Futsal Prishtinës ishte Mërgim Dervishaj, i cili realizoi 5 gola, ndërsa dyshja shkupjane Erkan Seferi dhe Eljesa Neziri realizuan nga dy gola, secili.

Përveç kësaj dyshe, pjesë e kësaj fitore të Prishtinës ishte edhe portieri Bujar Asani, ndërsa në anën tjetër te Besa luajti edhe shkupjani tjetër, Orhan Ibishi.

Rikujtojmë që të gjithë këta 4 lojtarë në të kaluarën ishin edhe pjesë e Futsal Shkupit, që pavarësisht këtyre largimeve cilësore po shkëlqen në futsalin vendor.

Prishtina falë kësaj fitore figuron lartë në tabelë, ndërsa pas tërheqjes nga liga të kampionëve të Feniksit, (ndaj së cilës skuadër kishte pësuar disfatë në kuadër të javës së dytë), skuadra e trajnerit Huar Morina shihet si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit.

Fc Prishtina – FC Besa 9:2

Prishtina e ka deklasuar skuadrën e Besës me rezultat 9:2, në derbin e kësaj xhiroje në futsall.

Публикувахте от Sporti në KTV в Неделя, 4 ноември 2018 г.

Leave a Reply