Të shtunën në ‘Emirates Stadium’ në Londër Arsenali mirëpriti Liverpullin, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazimin 1:1.
Për Arsenalin nga minuta e parë luajtën edhe Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, kurse te Liverpulli në pjesën e dytë është aktivizuar Xherdan Shaqiri.
Derbin në Londër e ka ndjekur edhe kikboksieri i njohur shqiptar i MMA-së, Florian Marku, i cili ka qenë mysafirë i futbollistit gostivaras, Shkodran Mustafi.
Marku ka falënderuar Mustafin, ndërsa ka shtuar se edhe ndeshja i ka pëlqyer.
“Faleminderit për ftesën bisha Shkodran Mustafi, ishte një ndeshje e shkëlqyer”, – ka shkruar Marku në faqen e tij zytare në Facebook, duke publikuar edhe një foto me mbrojtësin e Arsenalit.