Tifozët e Teteksit të ashtuquajturit ‘Vojvodët’ të premten në mbrëmje nëpër qendër të Tetovës me flakadane dhe me ofendime nga më të ndryshmet ndaj shqiptarëve kanë festuar 30-vjetorin e tyre, njofton ‘infOSport.mk’.
Vërtetë aspak e hijshme, nëse marrim parasysh se ata gjatë gjithë kohës derisa po festonin ishin nën përcjelljen e policisë së vendit, e cila nuk e pa të arsyeshme që të reagojë të paktën në asnjë çast, edhe pse pjesa më e bukur e uniformave ‘blu’ ishin të etnitetit shqiptarë.
Mirëpo parashtrohet pyetja, vallë a ishte ky një paralajmërim për ekipin e Struga Trim Lum, kundërshtarin e nesërm të Teteksit në kuadër të javës së 12-të në Ligën e Dytë – Perëndim?
"Vojvodët" e Teteksit festojnë 30-vjetorin
"Vojvodët" e Teteksit festojnë 30-vjetorin
Публикувахте от Tetova News в Петък, 2 ноември 2018 г.
‘Vojvodët’ me siguri se edhe nesër do kenë shkas që të ofendojnë në baza nacionale, për më tepër që përballë do të kenë një skuadër shqiptare, që aktualisht me 21 pikë kryeson renditjen dhe është ndër skuadrat kryesore, pretendente për tu inkuadruar në Ligën e Parë.
Ndeshja Teteski – Struga Trim Lum starton në ora 13:30 në stadiumin me barë sintetik, ndërsa me siguri se një përkrahje nga ana e futbolldashësve shqiptarë të Tetovës dhe rrethinës do të ishte e mirëseardhur për ekipin strugan, që shpreson të dalë fitues edhe nga kjo transfertë dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt elitës së futbollit.