Juve nuk falë, viktimë e rradhës Kaljari (VIDEO)

Juventusi në ndeshjen e saj të 11-të në Serie A ka regjistruar edhe fitoren e 10-të, duke mundur ekipin e Kaljarit me rezultatin 3:1, njofton ‘infOSport.mk’. Edhe pse mysafirët shpresonin të nxirrnin një barazim nga kjo transfertë, një kundërsulm vrastarë i ‘bardhezinjëve’ me Ronaldon në rolin e asistuesit bëri që Huan Kuadrado në minutën e 87-të ti shëuaj të gjitha shpresat e futbollistëve të Kaljarit, të cilët në këtë mënyrë pësuan edhe disfatën e katërt këtë edicion.

Të njëjtën e paralajmëroi Paolo Dybala me golin e shënuar që në minutën e parë, teksa mysafirët në minutën e 36-të me anë të Zhoao Pedro barazuan shifrat në 1:1.


Golat nga ndeshja Juventus – Kaljari mund ti ndiqni KËTU.


Mirëpo gëzimi i tyre zgjati shumë pak kohë, pasi vetëm dy minuta më pas, Brdariç gaboi duke e futur topin në rrjetën e gabuar, ndërsa fitoren e 10-të sezonale të ‘Zonjës së Vjetër’ e konfirmoi rezervisti Kuadrado, i cili në pjesën e dytë zëvendësoi Dagllas Kostën, ndërsa 3 minuta para fundit të takimit vendosi rezultatin e këtij takimi, Juve 3, Kaljari 1.

Me këtë tre pikësh të ri Juventusi sërish tashmë krijon diferencën prej 6 pikëve ndaj dy ndjekësve më të afërt Interit dhe Napolit, që numërojnë nga 25 pikë. Në anën tjetër Kaljari mbetet në pozitën e 12-të me 13 pikë të tubuara.

Leave a Reply