Interi superior, demolon Xhenoan! Naingolan rikthehet me gol (VIDEO)

Interi është rikthyer sërish në pozitën e dytë, duke i marrë të njëjtën skuadrës së Napolit, që mbrëmë kishte mundur Empolin dhe ishte renditur përkohësisht pas Juventusit në pozitën e parë, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e Spalletit në ndeshjen e parë të së shtunës në kuadër të javës së 11-të në ‘Xhuzepe Meaca’ mundi Xhenoan me rezultatin e thellë 5:0, ku golin e fundit që i dha vulën fitores së sotme të ‘zikaltërve’ e realizoi Raxha Naingolan, që ishte rikthyer pas atij lëndimi të marrë në ndeshjen derbi ndaj Milanit.


Golat nga ndeshja Inter – Xhenoa, mund ti ndiqni KËTU.


Ndryshe përveç Naingolan i cili shënoi në minutën e tretë shstesë, dy gola për Interin në këtë ndeshje realizoi Galjardini (14’, 49), teksa nga një gol realizuan edhe Politano (16’) dhe Zhoao Mario (90+1’).

Falë kësaj fitore Interi sërish renditet pas Juventusit, skuadër kjo që ka 28 pikë, 3 më shumë se Interi dhe që sonte do të luaj kundër Kaljarit në Torino.

Leave a Reply