Java e 13-të në elitën e futbollit vendor sjellë super përballjen Shkëndija – FC Shkupi, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra tetovare është favorit asbolut në këtë përballje, ndërsa tifozëria e tyre pret që ‘kuqezinjtë’ të vazhdojnë me serinë e fitoreve. Shkëndija në 5 ndeshjet e fundit ndaj ‘bardhekaltërve’ nga Çairi nuk dinë për disfatë, duke arritur 5 fitore të njëpasnjëshme, përfshirë këtu edhe fitoren e fundit në Shkup zhvilluar gjatë këtij edicioni.
Lideri aktual, Vardari do të mirëpret Bellasicën, teksa Renova nën drejtimin e trajnerit Nikolla Ilievski – Xhixhi do të kërkojë fitoren e parë, kësaj rradhe ndaj Makedonija Gj.P në Shkup.
Akademia Pandevi disfatën ndaj FC Shkupit fundjavën që lamë pas do të mundohet ta harrojë shpejtë me një fitore ndaj Rabotniçkit. Është kjo ndeshja derbi e javës, bazuar në renditjen momentale të skuadrave, ku ‘romantikët’ do të pretendojnë që me fitore eventuale të zbresin ata nga pozita e tretë, ndërkohë në Manastir, Pobeda do të jetë nikoqir i Sileksit.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 13:30.
LPFM, Java XIII | ||
A. Pandev | 04.11. 13:30 | Rabotniçki |
Makedonija Gj.P | 04.11. 13:30 | Renova |
Pobeda | 04.11. 13:30 | Sileksi |
Shkëndija | 04.11. 13:30 | Shkupi |
Vardari | 04.11. 13:30 | Bellasica |