Elif Elmas te Fenerbahçe deri në fund të sezonit do të ketë trajner Evrin Kumanin. Pas shkarkimit të holandezit Filip Koku, drejtuesit e gjigandit turk kanë vendosur që udhëheqjen e klubit t’ia besojnë ndihmës-trajnerit të deri tanishëm Ervin Kuman.
Ky i fundit është vëllau i Ronald Kumanit, ndërsa më herët ka udhëhequr ekipet si Valvik, Fejnord, Ajndhoven e Utreh, ndëras ka qenë ndihmës i vëllaut të tij në skuadrat e njohura të Premier Ligës si Soutemptoni dhe Evertoni. Ndërkohë sonte në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Turqisë, Fenerbahçe do të zhvillojë derbin me Gallatasarajin, me takimin që do të nis nga ora 19:00.