Futbollisti shqiptarë i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli vazhdon me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme edhe me fanellën e skuadrës së tij, Herenven, njofton ‘infOSport.mk’. Zeneli ka shënuar mbrëmë në fitoren 1:3 të skuadrës së tij në ndeshjen e 1/16 së finales kundër skuadrës amatore të Groene Ster. Zeneli shënoi golin e dytë për Herenvenin, duke e ndihmuar skuadrën e tij që në minutën e 49-të, të përmbys rezultatin, pasi ishin vendasit e Groene Ster që kishin avansuar të parët me golin e Eind.
Rienstra me fillimin e pjesës së dytë kishte barazuar shifrat para se Zeneli të shënonte golin e dytë, teksa rezultatin përfundimtarë Groene Ster 1, Herenveni 3, e kishte vendosur Lammers në minutën e 70-të.
Herenveni i Zenelit të dielën në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit holandez do të mirëpret Emenin.