Usain Bolt mund të luajë për kombëtaren e Xhamajkës por fillimisht duhet të luajë futboll për një klub në Karaibe.
Njeriu më i shpejtë në botë është shumë pranë përmbushjes së ëndrrës së tij dhe shndërrimit në një futbollist profesionist dhe është në kërkim të një klubi profesionist, ku ka bërë edhe një provë me klubin australian Central Coas Mariners.
Fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike shënoi dy gola për klubin australian në një mqiësore para fillimit të sezonit, por duket se pretendimet e tij për një rrogë prej gati 2 milionë eurosh në sezon e kanë zbehur këtë mundësi. Gjithashtu ai ka refuzuar edhe ofertën e klubit maltez Valetta FC.
Por Presidenti i Federatës Xhamajkane të Futbollit Michael Ricketts është i mërzitur që Bolt po shëtit nëpër botë në kërkim të një klubi, kur mund të bashkohet me një të tillë në vendlindjen e tij dhe të luajë edhe me kombëtaren.
Në një deklaratë për ESPN, ai tha: “Jam pak i zhgënjyer që Usain nuk ka firmosur me një skuadër xhamajkane sepse ko do të na jepte mundësinë ta shihnim më tepër. Nëse tregon që është mjaftueshëm i mirë atëherë do të thërritet edhe në kombëtare, por edhe aty ky luan po e ndjekim me kujdes. Sigurisht vendimin e merr trajneri por do të më pëlqente ta shihnim në një ndeshje të vërtetë”.