Renditja tabelare pas 12 xhirove në LPFM

Edhe pas ndeshjeve të javës së 12-të diferenca mes dy rivalëve të mëdhenj Vardarit dhe Shkëndijës mbetet dy pikë në favor të ‘kuqezinjëve’ nga Shkupi, njofton ‘infOSport.mk’. Kjo për faktin se Vardari sot mundi Makedonija Gj.P në minutat e fundit të takimit, teksa Shkëndija pa shumë probleme mundi Bellasicën në Strumicë. Vardari në 12 javë ka grumbulluar 27 pikë, dy më shumë se Shkëndija, ndërsa pas kësaj dyshe vazhdon të mbetet Akademia Pandev edhe përkundër disfatës që e pësoi sot në Çair ndaj FC Shkupit.

Rabotniçki renditet në pozitën e katërt me 17 pikë, duke lënë pas vetes Pobedën, ndaj së cilës skuadër sot shënoi fitore 3:1, ndërsa pas tyre nga pozita e 6-të deri në të 8-tën renditen Renova, Makedonija Gj.P dhe Bellasica që kanë nga 13 pikë. Shkupi me 12 pikë mban pozitën e parafundit në tabelë, teksa Sileksi me 11 pikë mban fenerin.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Vardari 12 8 3 1 17:7 27
2. Shkëndija 12 7 4 1 27:12 25
3. A. Pandev 12 6 1 5 15:11 19
4. Rabotniçki 12 5 2 5 17:21 17
5. Pobeda 12 4 2 6 10:13 14
6. Renova 12 3 4 5 12:14 13
7. Makedonija Gj.P 12 3 4 5 11:15 13
8. Bellasica 12 3 4 5 9:16 13
9. Shkupi 12 3 3 6 9:13 12
10. Sileksi 12 2 5 5 9:14 11

Leave a Reply