Shkëndija nuk ndalet, vazhdon serinë e fitoreve (VIDEO)

Shkëndija ka regjistruar edhe fitoren e tretë me rradhë në kuadër të ndeshjeve kampionale, pasi sot në transfertën në Strumicë mundi skuadrën e papërshtatshme të Bellasicës me rezultatin 0:2, njofton ‘infOSport.mk’. Pikërisht me të njëjtin rezulat të besuarit e trajnerit Qatip Osmani e kishin nisur këtë seri në transfertën në Shkup ndaj rivalit të madh, Vardarit, për ta vazhduar atë në fundjavë ndaj Makedonija Gj.P (5:1).

Kjo fitore tashmë rikthen fuqishëm vetëbesimin në mesin e ‘kuqezinjëve’ që vazhdojnë të jenë vetëm dy pikë larg liderit aktual, Vardarit, që e gjeti fitoren vetëm në minutat e fundit ndaj Makedonija Gj.P.

Ndryshe më të merituar për fitoren e 7-të sezonale të Shkëndijës, ishin Izair Emini (28’) dhe Enur Totre (49’), për të cilin ishte ky goli i parë në sezonin e ri.

Goli i Enur Totre, qe solli siguri dhe njehereit fitoren e Shkendijes perballe Bellasices

Goli i Enur Totre, qe solli siguri dhe njehereit fitoren e Shkendijes perballe BellasicesBELLASICA – SHKENDIJA 0:2(I. Emini 28, E. Totre 49')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 31 октомври 2018 г.

Totre shënoi një gol të bukur me të djathtën e tij pas pranimit të topit nga ana e Besart Ibraimit, që edhe në ndeshjen e dytë të këtij edicioni nuk arriti që të shënojë ndaj Bellasicës. Vlen të ceket se vendasit në këtë ndeshje nga minuta e 60-të luajtën me një futbollistë më pak, pas përjashtimit të portierit Nikolla Vujanac, vendin e të cilit e zuri Pashovski.

Me këtë fitore Shkëndija tashmë numëron 25 pikë, dy më pak se Vardari i vendit të parë, teksa Bellasica mbetet në kuotën e 13 pikëve, duke u renditur tashmë në pozitën e 8-të.

Leave a Reply