Petar Petkovski ka gjetur golin pas plotë 295 minutave, ndërsa një gjë të tillë ka bërë me stil, pasi në ndeshjen ndaj Pobedës shënoi një super gol përmes një preoktili nga rreth 40 metra, njofton ‘infOSport.mk’.
Sulmuesi shtatëshkurtë i ‘romantikëve’ morri përsipër të ekzekutojë gjuajtjen e lirë, e cila në fund rezultoi të jetë edhe momenti më i bukur i takimit, në të cilin Rabotniçki shënoi fitore 3:1 ndaj Pobedës.
Pas një pjese të parë thuajse të barabartë, Rabotniçki luajti shumë më mirë në pjesën e dytë, ndërsa vetëm pas 5 minuutave lojë në këtë pjesë me anë të Nikolla Sahrkoskit kaloi në epërsi. Të njëjtën me golin e dytë në rrjetën e Tofiloskit e dyfishoi sulmuesi nigerian Çarls Çinedu në minutën e 80-të, ndërsa vetëm 8 minuta më pas Petkosvki shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve.
Nuk vonoi shumë dhe Pobeda në aksionin e rradhës arriti që të shënojë golin e nderit, e që sërish mban emrin e sulmuesit amerikan Nvabueze, i cili në këtë mënyrë shënoi golin e 5-të personal në këtë sezon.
Rabotniçki me 17 pikë të tubuara në këto 12 javë të para renditet në pozitën e katërt, teksa Pobeda mbetet në kuotën e 14 pikëve, duke u renditur vetëm një pozitë më poshtë.