FC Shkupi dhe Akademia Pandev në 5 ndeshjet e fundit kampionale kanë një bilanc të njëjtë, kur janë në pyetje fitoret, barazimet, apo edhe humbjet. Të dyja skuadrat kanë regjistruar vetëm nga një fitore dhe një barazim, ndërsa kanë pësuar në tre ndeshje. Të gjitha këto të dhëna statistikore na bëjnë me dije se sot në stadiumin e Çairit do shohim një futboll mjaft interesant, ku fituesin pritet ta vendosin nuanca.
FC Shkupit i nevojitet më shumë se kurrë fitorja, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e fundit, ndërsa në anën tjetër edhe përkundër serisë jo të mirë në ndeshjet e saj të fundit, Akademia Pandev figuron lartë në renditje.
Skuadra e trajnerit Jugosllav Trençovski ndodhet në pozitën e 3-të me 19 pikë, 10 më shumë se FC Shkupi, që pritet të shpërthejë dhe të gëzojë gjithë atë armatë të tifozëve, të cilët vazhdojnë të jenë futbollisti i tyre i 12-të.
Ndeshja FC Shkupi – Akademia Pandev në stadiumin e Çairit starton në ora 13:30.