
Tashmë ish trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegi është renditur në mesin e trajnerëve rekordmen që kanë punuar për shkurtë kohë te skuadra ‘mbretërore’ në 90 vitet e fundit. 52-vjeçari Lopetegi kishte drejtuar Realin e Madridit në vetëm 14 ndeshje, para se të shkarkohej nga ana e drejtuesve të tij.
Më pak se Lopetegi kishte qëndruar vetëm Antonio Kamaço, i cili gjatë vitit 2004 kishte drejtuar Realin në vetëm 6 ndeshje.
Për shkarkimin e ish seleksionuesit të Kombëtares spanjolle flitej që pas disfatës nga Levante në ‘Santiago Bernabeu’, teksa disfata 5:1 ndaj Barcelonës ishte klumi që i dha fund durimit të Florentino Perez.