Sikur nuk mjaftojnë rezultatet e dobëta për Realin e Madridit, skuadër kjo që tashmë përveç që vuan vendin e një trajneri me emër, po vuan edhe lëndimet e futbollistëve.
Mbrëmë presidenti, Florentino Perez largoi nga puna Julen Lopetegin, pas ecurisë katastrofale të Real Madridit në javët e fundit, e ku kulminacionin kishte disfata e thellë 5:1 ndaj rivalit të përbetuar Barcelonës.
Mirëpo përveç kësaj disfate të madhe, Reali po vuan edhe lëndimet e dy futbollistëve të saj, Marselo dhe Mariano Diaz, të cilët pritet të mungojnë për një periudhë prej dy javësh.
Braziliani ka pësuar një lëndim muskulor të ngjashëm si ai me Seviljan që e kishte mbajtur jashtë fushe për tri ndeshje, teksa Diaz do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit nga 10 deri 15 ditë.