Ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në futbollin e Maqedonisë, kryesisht në ligën e pionerëve, pasi është rrahur brutalisht arbitri shqiptarë Besar Abduli që referonte një ndeshje në lagjen Gjorçe Petrov. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në ndeshjen ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Renovës, e cila u përfshi në incident, ku për më shumë e pësoi arbitri shqiptarë.
Sipas disa të pranishmëve në staidum, situata deri te incidenti ka ardhur, pasi nga tabori i vendasve, por edhe nga disa prindër që kishin ardhur për ta ndjekur ndeshjen, janë revoltuar me ndarjen e drejtësisë nga Abduli dhe pas fyerjeve dhe zënkave situata është tensionuar, me çka është sulmuar edhe fizikisht arbitri shqiptar.
E gjithë situata është denoncuar në MBP dhe këta të fundit pritet t’i marrin masat e duhura për çështjen në fjalë.