Derbi ndeshja e javës së 10-të në Ligën e Dytë – Lindje midis Kozhuvit dhe Tikveshit u mbyll me fitoren e skuadrës mysafire nga Kavadari, që në këtë mënyrë vazhdon të ruajë pozitën e dytë në renditje, njofton ‘infOSport.mk’. Tikveshi shënoi fitore 0:2, duke mbajtur hapin me Borecin kryesues, du skuadra këto që ende nuk kanë shijuar asnjë disfatë.
Robert Mitev (63’) shënoi golin e parë për Tikveshin, teksa goli i dytë mbanë firmën e Aleksandar Mishov (81’), i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.
Boreci i Burhan Mustafës dhe Leonard Kallabës vazhdon të ecën me hapa të sigurtë. Skuadra nga Velesi shënoi edhe fitoren e saj të 8-të në 9-të ndeshje të zhvilluara, duke mundur këtë herë në terren vendas ekipin e Detonit Junior me rezultatin 4:0. Dy gola në këtë ndeshje realizoi reprezentuesi i Maqedonisë U19, Bojan Kolevski (12’, 90’), teksa nga një gol realizuan Marko Gjorgjievski (40’) dhe rezervisti Kristijan Nikollovski (86’).
Bregallnica nën drejtimin e Zoran Shterjovskit e realizoi edhe fitoren e tretë me rradhë, pasi sot në Shtip me rezultatin 3:1 mundi Vardar Negotinën. Dy gola në këtë ndeshje për të ‘kaltrit’ realizoi veterani Riste Naumov (13’, 80’), ndërsa një gol tjetër realizoi sulmuesi Lazar Ilijev (89’). Golin e vetëm për mysafirët nga Negotina në këtë ndeshje e realizoi Gjorgji Shishkov ka fundi i pjesës së parë, transmeton ‘infOSport.mk’.
Dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të, ajo midis Partizan Obrshanit dhe Sasa-s, si dhe ajo ndërmjet Plaçkovicës dhe Kit Go, u mbyllën me barazime pa gola.
LDFM – Lindje, Java X | ||
Boreci | 4 : 0 | Detonit J. |
Bregallnica | 3 : 1 | Vardar N. |
Kozhuvi | 0 : 2 | Tikveshi |
Partizan O. | 0 : 0 | Sasa |
Plaçkovica | 0 : 0 | Kit Go |