Besart Ibraimi tre gola larg rekordit të Bazhe Ilioskit

Bomberi i Shkëndijës, Besart Ibraimi është i pandalshëm në aspektin e shënimit të golave. Kërçovari gjeti rrjetën edhe në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, madje shënoi dy herë.

Ibraimi për momentin kryeson renditjen e golashënuesve në sezonin e ri të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë me 11 gola të realizuar. Por kjo nuk është e gjitha, pasi dy golëshi i shënuar në fundjavë, nxjerr Ibraimin më afër të një rekordi mjaftë të rëndësishëm në futbollin vendor.

Besart Ibraimi kompleton plotë 141 gola në total, ndërsa golashënuesi më i mirë i Maqedonisë që për momentin bartë fanellën e Shkupit, Bazhe Ilioski është në kuotën e 144 gola. Diferenca mes Ibraimit dhe Bazhes mbeten vetëm tre gola dhe se sigurisht se ky sezon do të jetë i zjarrtë për të dy sulmuesit, që do të luftojnë për golashënuesin më të mirë të vendit. /InfOSport.mk

 

Leave a Reply