Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shprehur shuëm i gëzuar për fitoren 5-1 të skuadës së tij ndaj Realit. Tekniku bask vlerësoi lojën e skuadrës së tij, por edhe kundërshtarin që pavarësisht rezultatit të thellë pati disa raste për shënim, që mund të kishin ndryshuar krejtësisht rrjedhën e takimit.
“Në pjesën e parë dominuam lojën. Ata vendosën të na prisnin në mbrojtje, ndërsa ne iu përshtatëm mirë kësaj situate. Ata na rrezikuan vetëm me goditje nga distanca në pjesën e dytë Reali ndryshoi strategji dhe treguan se janë një ekip i madh duke shënuar e duke krijuar disa raste të rrezikshme. Fatmirësisht, me kalimin e lojës i ndëshkuam sërish”, tha Valverde.