Shkëndija dhe Makedonija Gj.P do të takohen sot për herë të dytë gjatë këtij edicioni, ndërsa në këtë ndeshje përballë skuadrës tetovare do të paraqiten tre ish futbollistët kuqezi, si portieri Marko Jovanovski, mesfushori Sabit Bilali dhe sulmuesi Hristijan Kirovski.
Ky i fundit në pjesën e deritashme të sezonit po rezulton su pika më e fortë e Makedonija Gj.P., duke shënuar 3 gola në 9 ndeshje.
Kirovski shënoi golin e vetëm edhe në ndeshjen e fundit ndaj Akademia Pandev (1:0), ndërsa gjithashtu kishte shënuar edhe në fitoren 3:0 ndaj Rabotniçkit si dhe në disfatën e fundit (2:1) ndaj FC Shkupit në Çair.