Sileksi arrinë fitore pas plotë 62 ditëve

Sileksi ka shënuar fitoren e parë pas plotë 62 ditëve në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra nga Kratova në kuadër të javës së 11-të mundi Rabotniçkin, skuadër kjo që tashmë udhëhiqet nga ish strategu i skuadrës nga Kratova, Zhikica Tasevski, njofton ‘infOSport.mk’.

Për herë të fundit Sileksi kishte mundur Renovën (1:0) në kuadër të javës së 3-të, ndërsa në fitoren e sotme 2:0 ndaj Rabotniçkit kontribuan kamerunasi Parfeit Esenzhe (40’) dhe Boban Georgiev (82’).

Falë kësaj fitore Sileksi u largua nga pozita e fundit në renditje, duke i lënë fenerin FC Shkupit, që sot në Manastir u mund nga Pobeda me rezultatin 2:0.

Leave a Reply