Shkupi me dy mungesa përballë Pobedës

FC Shkupi gjatë ditës së sotme në Manastir do të përballet me Pobedën në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të. Do të jetë kjo ndeshja e dytë e këtij edicioni, pas asaj në Çair, kur skuadrat kishin luajtur me rrjeta të paprekura, ndërsa shpresojmë se një gjë e tillë nuk do të përsëritet edhe sot në stadiumin ‘Tumbe Kafe’. Ndeshja e sezonit të kaluar mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në këtë stadium ishte mbyllur me rezultatin 3:3.

Për strategun turk të FC Shkupit, Umit Karan do të jetë kjo ndeshja e parë që me skuadrën e tij të re do ta zhvillojë jashtë Çairit, ndërsa i njëjti nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Basilio Ndong dhe Bllagoja Ljamçevskit.

Ndeshja Pobeda – Shkupi starton në ora 13:30 minuta, ndërsa drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë arbitri tetovar, Josip Barton.

 

Leave a Reply