Shkëndija e Tetovës ka vazhduar me fitore në kampionat, duke deklasuar Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat të thellë 5:1. Numri një i stolit të “kuqezinjëve” Qatip Osmani pas ndeshjes është shprehur se skuadra e tij ka fituar me meritë dhe se skuadra e tij ka treguar karakter që për vetëm dy javë ngushton diferencën në 2 pikë me Vardarin kryesus.
“Një lojë bindëse dhe një fitore me peshë që vetëvetiu tregon se Shkëndija luajti shumë mirë. Kishim një rënie në pjesën e dytë kur e pranuam golin, por përveç kësaj pjese, Shkëndija plotësisht dominoi dhe me plotë meritë e fitoi ndeshjen”.
SHKËNDIJA NGUSHTON DIFERENCËN ME VARDARIN-
“Futbolli është kështu dhe nuk duhet dorëzuar, pasi diferenca me Vardarin ishte 7-të pikë, ndërsa për vetëm dy javë u ngushtua në 2 pikë”
DY GOLAT E VALMIR NAFIUT-
“I kënaqur me dy golat e Valmir Nafiut. Besojë se do t’i shërbejnë për vazhdimin e lojave të tij. Ne mendojmë se është futbollist kualitativ, i cili në të ardhmen do ti ndihmojë Shkëndijës shumë”.