Në vitin kur në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë qëndron Muhamed Sejdini, çmimi për golashënuesin më të mirë të turneut në futboll të vogël në Samitin e Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore që u zhvillua këtë fundjavë në qytetin e Ohrit i vendoset emri i legjendës Fadil Vokrri.
Çmimin për golashënuesin më të mirë në nder të legjendës së Kosovës dhe shqiptarëve që barte emrin e tij, e ndau i biri Gramoz Vokrri. Ceremonia e mbylljes së këtij eventi mblodhi emra të njohur të sportit, ndërsa në mesin e tyre edhe dy presidentët e Federatave të Futbollit të Kosovës dhe Maqedonisë, Agim Ademi dhe Muhamed Sejdini./InfOSport.mk