Shkëndija në minutën e 63-të përfitoi penalti në ndeshjen ndaj Makedonija GJ.P pas ndërhyrjes ndaj Nafiut, ndërsa Meçkarovski me plotë të drejtë tregoi në pikën e bardhë, njofton ‘infOSport.mk’.
Si zakonisht Besart Ibraimi morri topin për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh, mirëpo pasi tifozët kërkuan që të njëjtën ta ekzekutoj Gledi Mici, bomberi kërçovarë si një xhentëlmen i vërtetë i’a mundësoi një gjë të tillë bashkëlojtarit të tij nga Shqipëria, mirëpo i njëjti nuk arriti që ta shndërrojë në gol, duke goditur mbi portë.
Mirëpo edhe përkundër këtij fakti tifozët vazhduan të duartrokasin futbollistin e tyre dhe njëkohësisht duke thirrur në korr emrin e tij.
Mici humb penalti, tifozët e duartrokasin (VIDEO)
Mici humb penalti, tifozët e duartrokasin (VIDEO)
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 28 октомври 2018 г.