Futsal Shkupi nuk ka të ndalur. Skuadra nga Çairi ka shënuar fitoren e 7-të me rradhë, duke vazhduar efektin e qindtpërqindtë në elitën e futsalit vendor, njofton ‘infOSport.mk’.
Sonte në palestrën ‘Enver Idrizi’ ekipi ‘bardhekaltër’ nga Çairi mundi Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 9:3, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes ata kishin një përkrahje të madhe nga ana e tifozëve të tyre, ‘Shvercerat’, që vazhdojnë të përcjellin skuadrën e tyre të zemrës thuajse në çdo ndeshje.
Shvercerat sonte në përkrahje të Futsal Shkupit në ndeshjen e javës së 7-të kundër Shkëndijës
Shvercerat sonte në përkrahje të Futsal Shkupit në ndeshjen e javës së 7-të kundër Shkëndijës
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 28 октомври 2018 г.
Mysafirët luajtën një pjesë të parë të mirë, kur në dhomat e xhveshjes shkuan me vetëm një gol disavantazh (2:1). Megjithatë lojtarët e Futsal Shkupit forcën e tyre të vërtetë e treguan gjatë pjesës së dytë, kur shënuan plotë 7 gola.
Arsim Fazliu, Ismet Ceka dhe Haris Fazliu shënuan nga dy gola në këtë ndeshje, teksa nga një gol shtuan Ivan Sotirovski, Nikolla Dimovski dhe Rexhep Sulejmani.
Falë kësaj fitore Futsal Shkupi vazhdon të kryesojë bindshëm renditjen tabelare me plotë 21 pikë, 6 më shumë se Astibo e vendit të dytë, ndaj së cilës skuadër do të luaj javën që vjen në transfertë. Në anën tjetër Shkëndija vazhdon të mbajë pozitën e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë të fituar.