Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj Realit të Madridit, në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit të ri në La Liga, njofton ‘infOSport.mk’. Përveç epërsisë ‘katalunasit’ kishin edhe një dominim të plotë ndaj ‘mbretërve’, të cilët vazhdojnë të dëshpërojnë tifozët e tyre nën drejtimin e trajnerit Julen Lopetegi.
Golin e parë për Barcelonën e realizoi braziliani Filipe Kutinjo në minutën e 11-të, teksa goli i dytë mban firmën e Luis Suarez, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë. Kjo penalti erdhi vetëm pas konsultimit të arbitrit kryesor me përgjegjësitë e VAR, të cilët konfirmuan këtë 11-të metërsh në favor të Barcelonës, që ka një epërsi shumë komode gjatë 45 minutave të para.