Shkëndija në xhiron e 11-të në elitën e futbollit vendor do të pret në Tetovë Makedonija Gjorçe Petrovin. Skuadra tetovare, pas triumfit në derbi ndodhet në atmosferë shumë të mirë, ndërsa si kampion në fuqi të këtij kampionati, “kuqezinjtë” dëshirojnë të vazhdojnë me fitore, pa gabuar edhe ndaj një kundërshtari si Makedonija Gjorçe Petrovi, duke pretenduar pozitën e parë që është objektivi i vetëm i Shkëndijës.
Duke parë që përballja e parë në kampanjën e re me Makedonija Gjorçe Petrovin u mbyll me barazim pa gola, njëri ndër mesfushorët më të mirë te “kuqezinjtë” Enur Totre parasheh ndeshjen si mjaftë të rëndësishme, e cila duhet të merret me shumë seriozitet për të dalë me pikët e dëshiruara.
“Ndeshjen me Makedonija Gj.P. e presim me respekt maksimal, pasi si kampionë të vendit duhet të sillemi si të tillë. Pas triumfit të javës së shkuar në transfertën me Vardarin atmosfera është më e mira, mirëpo të gjithë jemi të vetëdijshëm se situata të këtilla duan kujdes. Çdo nënçmim eventual do të na kushtonte shtrejntë dhe ne jemi të karikuar për të mos lejuar diçka të tillë. Për më shumë që kundërshtari i rradhës ka treguar se din të befasojë. Por sinqerisht cilësia është në anën tonë, do të dalim në terren me përcaktim për të fituar dhe me një qasje serioze besoj në paraqitje pozitive dhe tre pikë të reja”, shprehet për InfOSport mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, Ennur Totre.