Skuadra e Pobedës tashmë tre ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore, ndërsa nesër në kuadër të javës së 11-të si vendas në stadiumin ‘Tumbe Kafe’ do të mirëpret FC Shkupin, që me trajnerin e ri, Umit Karan nuk dinë për disfatë në dy ndeshje me rradhë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Angelço Timovski i Pobedës në një intervistë për ‘infOSport.mk’ thotë se janë të vetëdijshëm për kualitetet që posedon skuadra nga Çairi, megjithatë pikët për ta në këtë ndeshje janë shumë të rëndësishme, ashtu që do të bëjnë çmos për të ndërprerë serinë prej 3 ndeshjeve pa fitore.
‘Do të japim gjithçka nga vetja. Shkupi është një kundërshtarë i mirë, respekte për Shkupin, mirëpo pikët për ne janë shumë të rëndësishme. Mendoj se nëse luajmë ashtu siç na thotë trajneri, mund ta fitojmë Shkupin. Shpresoj të ketë një loj fer dhe korrekte dhe në fund të fitojë më i miri’ – tha Angelço Timovski enkas për ‘infOSport.mk’.
Ndeshja midis Pobedës dhe FC Shkupit zhvillohet në Manastir me fillim në ora 13:30.