Majlinda Kelmendi e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos Abu Dhabi, pasi e mundi xhudisten izraelite Gili Cohen të shtunën në mesditë.
Kelmendi, që po paraqitet për herë të parë pas një mungese të gjatë 14 mujore si pasojë e lëndimit, mori një goditje në hundë dhe iu desh mjekim për ta ndalë gjakderdhjen, por u kthye dhe triumfoi në stil në çerekfinale në kategorinë -52 kilogramë.
Ajo e mundi Cohenin me Ippon.
Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare do të përballet me britaniken Chelsie Giles.