Java e 11-të në Ligën e Dytë Perëndim rezultoi të jetë shumë e varfër sa u përket golave të shënuar. Në gjithsej 5 ndeshje, u shënuan vetëm 6 gola, edhe atë në vetëm dy ndeshje. Skopje në Autokomandë mundi Gostivarin me rezultatin 2:1, teksa me të njëjtin rezultat Vëllazërimi në Ohër mundi Struga Trim Lumin.
Këtë disfatë të liderit aktual, nuk e shfrytëzoi Labunishta, që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën në Dibër ndaj Korabit, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyllën edhe ndeshjet midis Genç Kalemler dhe Pelisterit, si dhe ajo midis Goblenit dhe Teteksit.
Struga Trim Lum edhe përkundër disfatës së sotme vazhdon të kryesojë renditjen me 21 pikë, një më shumë se Labunishti i vendit të dytë, teksa Vëllazërimi me 17 pikë renditet në pozitën e tretë.
LDFM, Java 11 | ||
Korabi | 0 – 0 | Labunishta |
Skopje | 2 – 1 | Gostivari |
Genç Kalemler | 0 – 0 | Pelisteri |
Goblen | 0 – 0 | Teteksi |
Struga Trim & Lum | 1 – 2 | Vëllazërimi |