Skuderia e Redbullit me dy pilotët e saj Daniel Rikiardo dhe Maks Verstapen kanë dominuar provat zyrtare për Çmimin e Madh të Meksikës. Piloti Australian e mbylli garën me kohën më të shpejtë për 1 minutë e 1 sekonda e 759 të qindtat, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës Maks Verstapen dhe Luis Hamiltonin e Mercedesit.
Pas treshes, u renditën Sebastian Feteli i Ferrarit dhe Valteri Botas i Mercedesit, ndërsa më shumë se vendi i 6-të nuk shkoi Kimi Raikoneni. Gara për Çmimin e madh të Meksikës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 20:10.