Atl.Madridi pa probleme ndaj Sociedadit, Januzaj luan ndeshjen e parë të sezonit (VIDEO)

Atletiko Madridi me shumë meritë ka fituar ndeshjen e javës së 10-të ndaj Real Sociedadit, për të cilën skuadër sonte ndeshjen e parë në sezonin e ri e zhvilloi edhe futbollisti shqiptarë, Adnan Januzaj, njofton ‘infOSport.mk’. Ky i fundit për shkak të një dëmtimi më serioz mungoi nga fushat e futbollit për më shumë se tre muaj, ndërsa sonte ndaj ‘jorganxhinjëve’ në lojë u inkuadrua vetëm në 10 minutëshin e fundit të takimit, në të cilin skuadra e tij në fund pësoi disfatë me rezultatin 2:0.

Diego Godin ishte më i shpejtë se fërshëllima  earbitrit kryesor gjatë pjesës së parë dhe thuajse në sekondën e fundit arriti që të shënojë në rrjetën e skuadrës baske, e cila gjatë pjesës së dytë pranoi edhe një tjetër gol, që ishte një kryevepër e brazilianit Filipe Luis, i cili me të djathtën e tij shënoi një ndër golat më të bukur të kësaj jave në La Liga.

Falë kësaj fitore Atletiko Madridi përkohësisht ngjitet në pozitën e parë me 19 pikë, 1 më shumë se Barcelona dhe Espanjolli që ndodhen në pozitat 2 dhe 3, ndërkohë Real Sociedadi mbetet në pozitën e 12-të me 12 pikë të tubuara.

Leave a Reply