Federata e boksit e pezullon, Halim Abazi reagon për padrejtësi

Federata e Boksit të Maqedonisë e ka pezulluar për gjashtë muaj trajnerin e Boks Klubit Shkëndija No Limit, Halim Abazin për shkak të reagimit të tij në drejtim të sekretarit të federatës pas përfundimit të luftës së garuesit të tij Lulzim Ismaili kundër Goce Janeskit në kategorinë deri 69 kilogram të kampionatit shtetëror që u zhvillua të dielën në Kumanovë.

Ndërkohë vet Halim Abazi shprehet i çuditur me vendimin e federatës, për më shumë që reagimi i tij ishte i provokuar nga padrejtësia e bërë nga arbitrat në drejtim të garuesit të tij Lulzim Ismaili, që sipas Abazit pa të drejtë ia mohuan fitoren e merituar. Kujtojmë se të dielën në Kumanovë u zhvillua kampionati shtetëror në boks në kategori të ndryshme.

 

Leave a Reply